Për rezervimin e fushës kontaktoni: 0692305487 ose 0684076312
Jemi të hapur çdo ditë të javës, ora 09:00 - 21:00!

Çfarë na pyesin më shpesh

Mosha minimale për të luajtur PAINTBALL në parkun tonë është 13 vjeç. Për fëmijët më të vegjël ne kërkojmë që të jenë të shoqëruar nga prindërit/kujdestarë. Paintball është një sport shumë i sigurt për sa kohë që respektohen rregullat tona të thjeshta të sigurisë. Nëse keni dyshime, ju ftojmë të ndaloni një fundjavë për të vizituar parkun tonë dhe ju e vendosni nëse paintball është sporti i duhur për fëmijën tuaj.

Paintball është një nga sportet më të sigurta dhe statistikisht ka numrin më të vogël të lëndimeve nga të gjitha sportet – të cilat përfshijnë bejsbollin, bowling, peshkimin dhe shumë sporte të tjera. Si me çdo sport/aktivitet tjetër, gjithmonë ekziston mundësia për lëndime. Për sa kohë që ndiqen rregullat standarde të sigurisë dhe respektohet  nga ju përdorimi në mënyrën e duhur të pajisjeve të sigurisë të zhvilluara dhe të miratuara nga industria, paintball është një nga sportet më të sigurta në botë.

Ne rekomandojmë që lojtarët duhet të veshin veshje të rehatshme sportive dhe atlete të përshtatshme. Gjithashtu, ju mund të merrni me vete rroba për ti ndërruar në përfundim të lojës, pasi duke qënë aktivitet fizik risku për tu djersitur është i madh. Ah mos harroni dhe portofolin 😜!

Po, fusha duhet rezervuar paraprakisht, në fundjavë sugjerojmë të paktën 1 ditë para. Mund të na kontaktoni në:

  • 0692305487 & 0684076312
  • [email protected]
  • Instagram: paintball_zone_mezez
  • Facebook: PaintBall Zone Mëzez

Ne sugjerojmë të jeni mbi 4 persona në mënyrë që loja të jetë e organizuar sa më e bukur dhe ta shijoni sa më shumë.

Shumica e grupeve qëndrojnë afërsisht 90 minuta.

Në ambientet tona ka hapsirë të mjaftueshme për të organizuar aktivitetet që dëshironi si retreate me kompanitë, ditëlindje, festa të ndryshme familjare.

Ne ju vendosim në dispozicion barbeque dhe ju mund të sillni ushqimet dhe dekorin që dëshironi.

Po, kemi organizuar me sukses disa kampionate Paintballi. Për më shumë detaje rreth kampionateve, ju lutemi të kontaktoni stafin e Paintball Zone Mëzez.

Jo, në rast se nuk bëhet fjalë për një Open Game.

Zakonisht lojtarët organizojnë grupet e tyre dhe e zhvillojnë lojën me grupe që ata vetë sjellin. Vetë në rastet kur kemi bërë thirrje për Open Game, mundet që persona të ndryshëm të paraqiten në fushën e lojës për të luajtur me persona të tjerë të panjour.

Po, ne kemi dy fusha të cilat janë të ndriçuara shumë mirë dhe ju mund të luani pa problem edhe gjatë natës.

Zakonisht nuk e rekomandojmë lojën kur bie shi, por ka persona që e pëlqejnë adrenalinën dhe sigurisht që nuk janë ndaluar të luajnë në fushat tona edhe kur ka qënë kohë me shi.

Po, linja e Kasharit ju sjell shumë afër fushës.

Scroll to top