Për rezervimin e fushës kontaktoni: 0692305487 ose 0684076312
Jemi të hapur çdo ditë të javës, ora 09:00 - 21:00!

Rreth Nesh

Parku i argëtimit të të gjitha moshave

WhatsApp Image 2020-01-22 at 14.42.20

Mirësevini në Paintball Zone Mëzez™
Ne jemi një park argëtimi ku mund të organizoni me miqtë tuaj “luftë” me armë që gjuajnë topa boje.

rreth nesh

Eja luaj paintball!

Paintball është një sport unik në ekip që simulon betejat me armë me topa boje në një fushë loje me disa lojtarë në secilin grup.  Topat e bojës qëllohen duke përdorur armë me ajër të quajtura armë paintball. Lojtarëve u kërkohet të mbajnë maska mbrojtëse, të përdorin veshjet e sigurta dhe të zbatojnë me përpikmëri distancat dhe rregullat e lojës. Lojërat Paintball mund të luhen në fusha të brendshme ose të jashtme me madhësi të ndryshme. Llojet dhe qëllimet e lojës ndryshojnë, por përfshijnë kapjen e flamurit, mbrojtjen ose sulmimin e një pike ose zone të veçantë, ose gjetjen e objekteve me vlerë, të fshehura në zonën e lojës. Paintball mund të luhet nga të gjithë, meshkuj, femra apo edhe fëmijë nën disa udhëzime specifike dhe të shoqëruar nga të rritur.
Stafi ynë do të jetë me ju për të siguruar shpjegim të plotë të lojës dhe do të shërbejë si arbitër për një lojë të ndershme. Gjithashtu, ne ofrojmë edhe ambiente të përshtatshme të cilat mund ti shfytëzoni edhe për  aktivitete të tjera të organizuara nga ju si barbeque, catering etj
Çfarë ju mundësojmë në ambientet tona

loja përfshin:

Armët Paintball 
 “Fishekët” sipas paketës

Maska 
Veshjet e kamufluara 

Parkim falas 
Foto

ku ndodhet fusha?
Scroll to top