Për rezervimin e fushës kontaktoni: 0692305487 ose 0684076312
Jemi të hapur çdo ditë të javës, ora 09:00 - 21:00!

Përfitimet fizike dhe mendore kur luan Paintball

Të luash paintball është shumë më shumë sesa thjesht argëtim. Ka edhe përfitime shëndetësore.

Paintball ka qenë një sport popullor për një kohë të gjatë. Edhe pse quhet një sport ekstrem, paintball është një aktivitet që mund të shijohet me miqtë dhe familjen. Ky sport ka një mori përfitimesh që sjellin një zhvillim të gjithanshëm te lojtarët. Përveç ushtrimeve fizike, paintball ofron edhe përfitime për shëndetin mendor.

Popullariteti i Paintball qëndron gjithashtu në thjeshtësinë e lojës. Gjithçka që ju nevojitet është pajisja me mjetet e nevojshme mbrojtëse dhe një armë paintball dhe ju jeni gati për ta shijuar. Disa nga përfitimet e Paintball i gjeni si më poshtë:

Përmirësoni regjimin tuaj të stërvitjes
Paintball është një aktivitet i antastik për ata që nuk kanë kohë të shkojnë në palestër ose janë thjesht dembelë. Edhe ata që janë të rregullt me aktivitetet fizike mund të përfitojnë gjithashtu nga paintball pasi i shton shumëllojshmëri rutinës së tyre të stërvitjes. Besohet se ndjekja e së njëjtës rutinë stërvitjeje për një kohë të gjatë mund të bëhet më pak efektive me kalimin e kohës. Paintball është një mënyrë e shkëlqyer për të ndryshuar pak gjërat dhe për të thyer pak rutinën e ushtrimeve. Ky sport nuk përfshin lëvizje monotone dhe i lejon lojtarët të përjetojnë një gamë të tërë lëvizjesh si vrapimi, uljet dhe ngritjet në ndjekje të lojtarëve kundërshtarë.

Humbje peshe dhe imunitet
Eshtë me vlerë të thuhet se paintball gjithashtu ndihmon në humbjen e peshës. Ushtrimi intensiv i fituar nga një seancë paintball mund të përmirësojë ciklet e gjumit dhe të nxisë metabolizmin. Stërvitjet intensive rezultojnë gjithashtu në lirimin e endorfinës që ngre humorin e lojtarit. Përveç djegies së  shumë kalorive, ushtrimet e rregullta përmes paintball reduktojnë gjithashtu rrezikun e sëmundjeve të zemrës, presionit të gjakut dhe depresionit.

Lehtësimi i stresit
Të gjithë ne që punojmë çdo ditë kemi gjithnjë e më shumë arsye e strese për t’u shqetësuar në këtë botë me ritme të shpejta. Ndonjëherë stresi mund të ndikojë në gjendjen mendore të personit dhe të rishfaqet në momente të papërshtatshme. Të luash një lojë paintball të ndihmon të nxjerrësh energjitë negative. Endorfina e çliruar gjatë lojës intensive gjithashtu eliminon stresin mendor dhe sjell një ndjenjë qetësie.

Puna në ekip dhe lidershipi
Paintball është një sport që luhet me ekipe. Për të fituar ndeshjen, një ekip duhet të mposhtë ekipin tjetër dhe të përmbushë objektivin. Kjo kërkon njëfarë strategjike dhe fitimi i lojës mund të arrihet vetëm kur të gjithë lojtarët punojnë së bashku si një ekip. Është ky aspekt i paintballit që promovon shpirtin e ekipit. Ju gjithashtu mund të përdorni paintball për të përmirësuar aftësitë tuaja drejtuese. Situatat e tensionuara në lojë shpesh nxjerrin në pah më të mirin ndër shumë lojtarë dhe rrisin vetëbesimin e tyre.


Argëtim absolut
Paintball po bëhet gjithnjë e më popullor jo vetëm sepse  përmirëson aftësitë e ndërtimit të ekipit, por thjesht sepse është shumë argëtues. Rritja e adrenalinës që fitohet nga vrapimi në fushë dhe gjuajtja e kundërshtarëve me bojëra i bën të rriturit e stresuar të ndihen përsëri fëmijë. Një lojë paintball gjithmonë përfshin emocione dhe adrenalinë  që e bëjnë atë aktivitetin e përsosur çdo ditë që ju mundeni, jo vetëm gjatë fundjavave..

Scroll to top