Për rezervimin e fushës kontaktoni: 0692305487 ose 0684076312
Jemi të hapur çdo ditë të javës, ora 09:00 - 21:00!

Author: S

A e dini se? Disa “fun facts” për lojën Paintball

Loja e parë e paintball u zhvillua në disa pyje afër Sutton, New Hampshire më 27 qershor 1981.

Bob Gurnsey, një pronar i një dyqani skish, shkroi rregullat për lojën e parë. Loja e parë paintball nuk kishte ekipe. Në ndeshjen e parë çdo njeri luante vetëm për vete. Katër stacione flamuri u vendosën në 80 hektarë pyje. Objektivi i lojës ishte që lojtari të tërhiqte një flamur nga secili prej katër stacioneve të flamurit pa u qëlluar. Në ndeshjen e parë garuan 12 lojtarë. Në 1982, fusha e parë komerciale e paintball-it u krijua nga Gumsey në New Hampshire dhe që atëherë është zhvilluar në një sport ekstrem dhe industri miliona dollarëshe.

Fituesi i ndeshjes së parë nuk gjuajti asnjëherë.

Ritchie White, një pylltar nga New Hampshire, fitoi ndeshjen pa gjuajtur asnjë top paintballi. Ai arriti të depërtonte fshehurazi nëpër pyll pa u parë nga asnjë prej kundërshtarëve të tij. 

Ngjarja më e madhe e paintball-it kishte mbi 4000 lojtarë.

Ka disa debate se kush e ka realizuar ngjarjen më të madhe të paintball-it, të paktën dy ngjarje kanë pretenduar pjesëmarrjen e më shumë se 4,000 lojtarëve të paintball-it. Këto ngjarje janë Oklahoma D-Day në Wyandotte, dhe loja ION e Skirmish Paintball në Jim Thorpe.

Topat e bojës në Paintball nuk janë të përbërë nga boja.

Në fakt janë bërë nga kapsula xhelatine të mbushura me material të tretshëm në ujë, jo toksik dhe të biodegradueshëm.

Armët paintball mund të gjuajnë deri në 15 topa paintball në sekondë.

Topat e bojës mund të udhëtojnë deri në shpejtësi deri në 322 kkm/ore dhe të arrijnë distanca mbi 45 metra. Arma e parë automatike e paintball u bë nga Tippmann në 1989 dhe u quajt SMG-60.

Paintball luhet në më shumë se 100 vende në gjashtë kontinente.

Formatet dhe rregullat e lojës Paintball ndryshojnë nga kapja e flamurit dhe eliminimi i lojtarëve deri te mbrojtja e zonave specifike. Por një rregull mbetet gjithmonë i njëjtë – mos u godit!

Lojërat mund të zgjasin nga vetëm disa sekonda në orë, deri në disa ditë në lojërat me skenar.

Loja më e gjatë pa ndalesë e paintball zgjati nga 5 nëntori 2015 deri më 6 nëntor 2015.

Anthony Kelly mban një rekord botëror Guinness duke kapur 11 topa boje të pandërprera, në dy minuta, ndërsa i kishte sytë të lidhur. 

Përfitimet fizike dhe mendore kur luan Paintball

Të luash paintball është shumë më shumë sesa thjesht argëtim. Ka edhe përfitime shëndetësore.

Paintball ka qenë një sport popullor për një kohë të gjatë. Edhe pse quhet një sport ekstrem, paintball është një aktivitet që mund të shijohet me miqtë dhe familjen. Ky sport ka një mori përfitimesh që sjellin një zhvillim të gjithanshëm te lojtarët. Përveç ushtrimeve fizike, paintball ofron edhe përfitime për shëndetin mendor.

Popullariteti i Paintball qëndron gjithashtu në thjeshtësinë e lojës. Gjithçka që ju nevojitet është pajisja me mjetet e nevojshme mbrojtëse dhe një armë paintball dhe ju jeni gati për ta shijuar. Disa nga përfitimet e Paintball i gjeni si më poshtë:

Përmirësoni regjimin tuaj të stërvitjes
Paintball është një aktivitet i antastik për ata që nuk kanë kohë të shkojnë në palestër ose janë thjesht dembelë. Edhe ata që janë të rregullt me aktivitetet fizike mund të përfitojnë gjithashtu nga paintball pasi i shton shumëllojshmëri rutinës së tyre të stërvitjes. Besohet se ndjekja e së njëjtës rutinë stërvitjeje për një kohë të gjatë mund të bëhet më pak efektive me kalimin e kohës. Paintball është një mënyrë e shkëlqyer për të ndryshuar pak gjërat dhe për të thyer pak rutinën e ushtrimeve. Ky sport nuk përfshin lëvizje monotone dhe i lejon lojtarët të përjetojnë një gamë të tërë lëvizjesh si vrapimi, uljet dhe ngritjet në ndjekje të lojtarëve kundërshtarë.

Humbje peshe dhe imunitet
Eshtë me vlerë të thuhet se paintball gjithashtu ndihmon në humbjen e peshës. Ushtrimi intensiv i fituar nga një seancë paintball mund të përmirësojë ciklet e gjumit dhe të nxisë metabolizmin. Stërvitjet intensive rezultojnë gjithashtu në lirimin e endorfinës që ngre humorin e lojtarit. Përveç djegies së  shumë kalorive, ushtrimet e rregullta përmes paintball reduktojnë gjithashtu rrezikun e sëmundjeve të zemrës, presionit të gjakut dhe depresionit.

Lehtësimi i stresit
Të gjithë ne që punojmë çdo ditë kemi gjithnjë e më shumë arsye e strese për t’u shqetësuar në këtë botë me ritme të shpejta. Ndonjëherë stresi mund të ndikojë në gjendjen mendore të personit dhe të rishfaqet në momente të papërshtatshme. Të luash një lojë paintball të ndihmon të nxjerrësh energjitë negative. Endorfina e çliruar gjatë lojës intensive gjithashtu eliminon stresin mendor dhe sjell një ndjenjë qetësie.

Puna në ekip dhe lidershipi
Paintball është një sport që luhet me ekipe. Për të fituar ndeshjen, një ekip duhet të mposhtë ekipin tjetër dhe të përmbushë objektivin. Kjo kërkon njëfarë strategjike dhe fitimi i lojës mund të arrihet vetëm kur të gjithë lojtarët punojnë së bashku si një ekip. Është ky aspekt i paintballit që promovon shpirtin e ekipit. Ju gjithashtu mund të përdorni paintball për të përmirësuar aftësitë tuaja drejtuese. Situatat e tensionuara në lojë shpesh nxjerrin në pah më të mirin ndër shumë lojtarë dhe rrisin vetëbesimin e tyre.


Argëtim absolut
Paintball po bëhet gjithnjë e më popullor jo vetëm sepse  përmirëson aftësitë e ndërtimit të ekipit, por thjesht sepse është shumë argëtues. Rritja e adrenalinës që fitohet nga vrapimi në fushë dhe gjuajtja e kundërshtarëve me bojëra i bën të rriturit e stresuar të ndihen përsëri fëmijë. Një lojë paintball gjithmonë përfshin emocione dhe adrenalinë  që e bëjnë atë aktivitetin e përsosur çdo ditë që ju mundeni, jo vetëm gjatë fundjavave..

Pse një Staff Retreat në Paintball Zone Mëzez?

Kombinimi me një lojë Paintball e bën trajnimin e stafit dinamik dhe argëtues.

Në një lojë Paintball të gjithë janë të barabartë dhe asgjë nuk do ta shkrijë akullin midis niveleve të ndryshme hierarkike më shpejtë sesa diskutimi për taktikat e lojës në fushën e betejës! Këto aftësi menjëherë do të ndikojnë edhe në marrëdhënien e ekipit në vazhdim në ambientet e punës.

Ju ftojmë të provoni një retreat ndryshe dhe jo të mërzitshëm për stafin tuaj

Komunikimi, besimi tek kolegët, planifikimi strategjik, lidershipi, menaxhimi i kohës, zgjidhja e të papriturave dhe përshtatja në një fushë “beteje” janë elementë të rëndësishëm për stafin e një kompanie dhe të gjithë këta elementë mund të sprovohen në një lojë Paintball.

Udhëheqja dhe komunikimi

Edhe pse Paintball nuk është aspak një sport elitar, loja ka tendencën të identifikojë një udhëheqës në grup. Për të qenë i suksesshëm në lojë, duhet të përcaktohet një drejtues të ekipit i cili duhet të organizojë anëtarët e ekipit dhe të mendojë një strategji për lojën. Kur planifikohet një strategji loje, udhëheqësi duhet të delegojë role specifike në lojë dhe të komunikojë qartë planin që ai ka për fitore.

Nëse arrihet edhe komunikimi me skuadrën gjatë zhvillimit të lojës Paintball, është e qartë se ai ekip mund të komunikojë në çfarëdo rrethane tjetër, edhe në raste presioni apo afatesh kohore në punë. Të gjitha këto janë veçori të një Lideri që do e çonte grupin e tij në fitore, por edhe në rast se grupi humbet, përvoja e të mësuarit është e paçmueshme.

Zgjidhja e problemit

Në lojën Paintball, ekipeve u jepet një objektiv i qartë, dhe për ta arritur atë, ata duhet të hartojnë me kujdes një strategji për fitore. Misioni kryesor i lojës është “Kapja e Flamurit”, ku të dy ekipet duhet të mbrojnë flamurin e tyre e njëkohësisht të përpiqen të marrin flamurin tek kundërshtarët e tyre. Pra, kjo lojë kërkon si strategji mbrojtëse ashtu edhe sulmuese. Paintball është një lojë ku forca dhe shpejtësia nuk janë aq të rëndësishme sa strategjia dhe komunikimi me pjestarët e grupit.

Kur kompanitë vendosin të sjellin grupe punonjësish për të luajtur Paintball, jo vetëm që i mundësojnë punonjësve një ditë ndryshe dhe atmosferë argëtuese, por mundësojnë edhe motivim të stafit dhe përmirësim të produktivitetit të cilat përkthehen në përfitim për kompanitë në periudhë afatgjatë. I gjithë ekipi është i detyruar të punojë në koordinim me njeri-tjetrin nëse duan të fitojnë lojën, dhe ky koordinim është shpesh lloji i aftësive që kompanitë duan të shohin tek njerëzit që punojnë për ta.

Një nga përfitimet më të mëdha e lojës paintball është një stërvitje të plotë të trupit. Paintball kërkon që anëtarët e ekipit të jenë në gjendje të vrapojnë shpejt, gjë që nga ana e tyre rrit fleksibilitetin dhe mundëson një stërvitje të plotë të trupit në një ambient argëtues dhe çlodhës.

 

Në më shumë se 15 vite eksperiencë, kemi pasur kënaqësinë të bashkëpunojmë me: Rrjeti i Artisti Lounge, REMAX, Pastaria, telekom, Uji Tepelena, Televizionet Top Channel dhe Klan, Kolegji Turk i Tiranës dhe ai i Tetovës, Palestra dhe Call Centers të ndryshëm e shumë kompani të tjera.

Ju ftojmë të provoni një retreat ndryshe dhe jo të mërzitshëm për stafin tuaj

Rezervimi është shumë i thjeshtë.

Telefononi në:

069 230 5487 ose 068 407 6312

dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë të organizoni një lojë sipas kërkesave tuaja

Scroll to top